Autor: sokol.ymeri

CleanScore organizon “Konkursin e Punimeve Kërkimore – 2”

Gjithmonë do të ekzistojë diçka e re dhe interesante për t’u zbuluar!

CleanScore organizon “Konkursin e Punimeve Kërkimore” – 2.

Pjesëmarrja në këtë konkurs është e hapur për të gjithë studentët që ndjekin aktualisht studimet në të gjitha universitetet në Shqipëri. Punimet që do të pranohen në konkurs nuk kanë kufizim për fushën e studimit.

🏆

Çmimet për fituesit do të jenë:

* Vendi i parë – 40.000 Lekë

* 2 vende të dyta – 20.000 Lekë

* 3 vende të treta – 15.000 Lekë

🗓

– Afati i dorëzimit: deri në 15 Nëntor 2021,

– Shpallja e fituesve në 15 Dhjetor 2021.

Konkursi i Punimeve Kërkimore – Shpallja e fituesve

Projekti CleanScore në kuadër të financimit të abonimit të librarisë digjitale JSTOR në universitetet publike të Shqipërisë zhvilloi Konkursin e parë me Punime Kërkimore. Ky konkurs u shtri në të gjithë universitetet e Shqipërisë dhe pati një numër të lartë aplikimesh. Studentët të cilët përmbushën kriteret dhe u kualifikuan për vlerësim nga komisioni janë si më poshtë:

  1. Klementina Kuqja – Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Ekonomisë
  2. Arjela Mërkuri – Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Ekonomisë
  3. Silva Bashllari – Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë – Fakulteti i Ekonomisë
  4. Lidia Reci – Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës – Fakulteti i Edukimit
  5. Brahim Tusha – Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Shkencave Sociale
  6. Romina Lama- Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Shkencave Sociale
  7. Selina Como – Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Drejtësisë
  8. Nosiana Burnazi – Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Drejtësisë
  9. Elisa Toçi – Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Drejtësisë
  10. Klubi i Dramës – Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë dhe i Filiologjisë
  11. Eriola Breçani – Universiteti Europian i Tiranës – Fakulteti i Ekonomisë
  12. Joel Bedulla – Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
  13. Anxhela Noka – Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës – Fakulteti i Edukimit
  14. Aleksandra Saracaj – Universiteti Aleksandër Xhuvani Elbasan – Fakulteti i Ekonomisë

Komisioni i vlerësimit u përbë nga pedagogë të universiteteve të ndryshme:

  1. UT – Eralda Methasani
  2. UT – Etis Jorgji
  3. UT – Meljana Bregu
  4. UT – Dorentina Hysa
  5. ULGSH – Albana Boriçi
  6. UFSNK – Benita Stavre
  7. UAXHE – Elvira Fetahu
  8. UAMD – Manola Myrta
  9. UBT – Gentjan Çera
  10. UEÇGJ – Gëzim Rredhi

Në datën 30.06.2021 në ambientet e qendrës Protik u zhvillua ndarja e Çmimeve në bazë të llogaritjes së pikëve të vlerësuara nga komisioni. U vendos për 1 çmim të parë, 2 çmime të dyta dhe 3 çmime të treta. Fituesit e konkursit janë si më poshtë:

  • Çmimi i parë: Klementina Kuqja – Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Ekonomisë
  • Çmimi i dytë: Arjela Mërkuri – Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Ekonomisë
  • Çmimi i dytë: Silva Bashllari – Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë – Fakulteti i Ekonomisë
  • Çmimi i tretë: Lidia Reci – Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës – Fakulteti i Edukimit
  • Çmimi i tretë: Brahim Tusha – Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Shkencave Sociale
  • Çmimi i tretë: Romina Lama- Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Shkencave Sociale

Abonim në librarinë digjitale JSTOR për 4 universitete publike

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe CleanScore ka finalizuar dhe do të financojë marrëveshjen e abonimit në JSTOR për Universitetin e Tiranës, Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” dhe Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”.

JSTOR u krijua në 1994 nga William G. Bowen për t’i ardhur në ndihmë bibliotekave dhe botuesve akademikë të kthenin punimet e tyre nga letra në format digjital dhe për t’i ruajtur ato për brezat e ardhshëm.

Nëpërmjet kësaj platforme kërkimore gjigande, stafi akademik dhe studentët do të kenë mundësinë e hulumtimit në shumë fusha studimore. Ky abonim iu jep atyre qasje në miliona artikuj, revista shkencore, libra referimi, pamflete në shumë disiplina si: art, shkencë, shkenca humane, biznes dhe teknologji, zhvillim të qëndrueshëm, trashëgimi kulturore, ekologji dhe botanikë, etj.

JSTOR, një platformë e thjeshtë në përdorim do të  ndihmojë në kërkimet shkencore, në përmirësimin e kurrikulave mësimore si dhe mundësinë e pjesëmarrjes në konferenca e konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për të pasur qasje në JSTOR nga universiteti juaj: https://www.jstor.org/

“CleanScore” firmos marrëveshjen për zbatimin e projektit në Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër

Në kuadër të zgjerimit të projektit CleanScore, më datë 12 Shkurt 2020 u firmos marrëveshja e bashkëpunimit midis Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Universitetit Eqrem Çabej Gjirokastër për zbatimin e projektit CleanScore. Implementimi i projektit konsiston në përfshirjen e teknologjisë në vlerësimin e performancës së studentëve si një mjet të vlefshëm për rritjen e transparence, saktësisë dhe për të siguruar cilësinë e vlerësimit të studentëve me një eficensë më të lartë. Në harkun kohor të tre viteve (dy vite pilotim dhe viti i parë i zgjerimit të projektit), projekti CleanScore ka arritu të realizojë 220 lëndë të ndryshme, me një numër total testesh të korrigjuar mbi 71,000 si dhe përfshirjen e mbi 120 pedagogëve. Aktualisht nëpërmjet teknologjisë CleanScore janë korrigjuar 92772. nga të cilët 3728 janë online.

Gjithashtu implementimi i projektit CleanScore konsiston në përkthimin e teksteve akademike në fushën e ekonomisë dhe të edukimit për t’i bërë pjesë të kurrikulave mësimore. Aktualisht janë përkthyer pesë tekste akademike ndërkombëtare në fushën e ekonomisë: Sipërmarrja, Biznesi Ndërkombëtar, Kontabilitet Financiar, Financat personale dhe Bazat e Menaxhimit. Në vijimësi të projektit pritet të përkthehen edhe dhjetë tekste akademike në fushën e ekonomisë dhe edukimit. Në kuadër të këtij komponenti CleanScore do të lançojë platformën digjitale të librave duke i mundësuar studentëve dhe pedagogëve libra në formatin elektronik me një kosto më të ulët.

Për t’ju përshtatur situatës aktuale të pandemisë CleanScore ofron asistencë për çdo pedagog në platformën Teams dhe Moodle, për mësimdhënie, detyra dhe provime.

Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën bindjen se së bashku mund të arrijnë më shumë rezultate të suksesshme. Gjithashtu në kuadër të zgjerimit të projektit, gjatë vitit 2020 janë finalizuar marrëveshjet e bashkëpunimit me: Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, Universiteti e Mjekësisë (Tiranë) dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

“CleanScore” firmos marrëveshjen për zbatimin e projektit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

Në datën 29 Dhjetor u nënshkrua në mjediset e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” marrëveshja e bashkëpunimit  midis AADF-së dhe universitetit për implementimin e projektit CleanScore. Co-Ceo i AADF-së, z. Martin Mata dhe rektori i Universitetit të Elbasanit, z. Skënder Topi theksuan rëndësinë që ka ky projekt për rritjen e cilësisë dhe transparencës në arsimin e lartë. Impakti që ky projekt do të ketë në korrigjimin e automatizuar të provimeve do të vendosë një standard të ri vlerësimi për 10 mijë studentët që ndjekin studimet pranë këtij universiteti. Gjithashtu CleanScore do të pasurojë kurrikulat e edukimit dhe të ekonomisë me tekstet akademike të përdorura në universitete më të mira të përkthyera në shqip si dhe do mundësojë një librari digjitale të librave.

Gjatë fazës pilotimit 2016-2018 dhe në dy vitet e zgjerimit (2020)  me anë të CleanScore janë korrigjuar mbi 92,000 teste në 421 provime të mbi 226 lektorë të ndryshëm. Për shkak të COVID-19, CleanScore ka ndihmuar universitetet në provimet online duke siguruar dhe mbështetur ata në platformat e ndryshme që ata kanë përdorur. Katër libra ndërkombëtarë në ekonomi janë botuar: Sipërmarrja, Financa Personale, Biznes Ndërkombëtar dhe Kontabiliteti Financiar. Si pjesë e projektit, ai do të vazhdojë botimin e 10 librave të tjerë akademikë në fushën e ekonomisë dhe mësimdhënies. Tekstet e botuara janë aktualisht në dispozicion të studentëve duke garantuar një literaturë cilësore dhe bashkëkohore.

CleanScore synon një mbulim të gjithë arsimit të lartë në Shqipëri deri në vitin 2024 duke ngritur kështu një sistem dhe një proces pune i cili të përdoret në vazhdim nga universitetet e vendit.

“CleanScore” firmos marrëveshjen për zbatimin e projektit në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Në kuadër të zgjerimit të projektit CleanScore, më datë 07 Shkurt 2020, në ambientet e rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, u nënshkrua Marrëveshja për zbatimin e Projektit “CleanScore” për vitet 2020 – 2024 nga rektori Prof. Dr. Adem Bekteshi. Ky projekt financohet dhe zbatohet nga Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim mbështetur në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe Marrëveshjet me universitetet partnere. CleanScore ka për qëllim të zbatojë në universitete korrigjimin e automatizuar të provimeve, duke rritur ndjeshëm transparencën në vlerësimin e studentëve.

Gjatë fazës së pilotimit 2016 – 2018 dhe në vitin e parë të zgjerimit (2019) projekti ka korrigjuar mbi 55.000 teste në 220 testime të mbi 125 pedagogëve të ndryshëm. Një tjetër zhvillim është dhe përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies nëpërmjet mundësimit të disa botimeve prestigjioze ndërkombëtare që do të përkthehen në shqip. Aktualisht nëpërmjet teknologjisë CleanScore janë korrigjuar 92772. nga të cilët 3728 janë online.

Projekti gjithashtu do të mbështesë edhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies duke zëvendësuar tekstet akademike me versione ndërkombëtare të përkthyera dhe botuara në shqip. Tashmë janë botuar 4 tekste ndërkombëtare në fushën e ekonomisë: “Sipërmarrja”, “Financat Personale”, “Biznesi Ndërkombëtar” dhe “Kontabiliteti Financiar”. Si pjesë e projektit do të vijojë përkthimi i 10 teksteve të tjera akademike të fushës së ekonomisë dhe mësuesisë. Tekstet e publikuara janë aktualisht në dispozicion të studentëve duke garantuar një literaturë cilësore dhe bashkëkohore.

Për t’ju përshtatur situatës aktuale të pandemisë CleanScore ofron asistencë për çdo pedagog në platformën Teams dhe Moodle, për mësimdhënie, detyra dhe provime.

Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën bindjen se së bashku mund të arrijnë më shumë rezultate të suksesshme. Gjithashtu në kuadër të zgjerimit të projektit, gjatë vitit 2020 janë finalizuar marrëveshjet e bashkëpunimit me: Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, Universiteti e Mjekësisë (Tiranë) dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Për detaje të tjera në lidhje me projektin, na vizitoni në zyrën e CleanScore pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore (kati IV), Universiteti i Shkodrës ose na kontaktoni në info@cleanscore.al –  i.dibra@aadf.org

Shkrim akademik – 20 Tetor 2020 – Dr. Matilda Veliu

Këtu mund të kontrolloni rezultatin paraprak të provimit duke përdorur “Kodin” e fletës së përgjigjeve që kishit gjatë zhvillimit të provimit.

Studentët që nuk kanë shënuar “Kodin” e tyre tek fleta e pyetjeve duhet të kontaktojnë pedagogët e lëndës.

Për të kontrolluar rezultatin shkruani “Kodin” si më poshtë:

FEUT20201020SHA të ndjekur nga “Kodi” i fletës tuaj si p.sh.  000

“Kodi” i plotë për shembullin e mësipërm është FEUT20201020SHA000

Shkruani në fushën përkatëse më poshtë, “Kodin” tuaj të plotë dhe shtypni butonin “Enter” në tastierën tuaj. Nëse nuk ju shfaqet rezultati kontrolloni “Kodin” nëse e keni të saktë dhe shtypni “Enter” përsëri.

Nuk u gjetën rezultate !

Rezultatet Paraprake - CleanScore

ID :
Roll No :
Student Name :
Fathers Name :
Passing Year :
CGPA :
Subject :
D.O.B :
Gender :
Lënda :
Mothers Name :
Extra Fields 1 :
Pikët :

E drejta administrative – 23 Tetor 2020 – Prof. Dr. Eralda Methasani

Këtu mund të kontrolloni rezultatin paraprak të provimit duke përdorur ID e fletës së përgjigjeve që kishit gjatë zhvillimit të provimit.

Studentët që nuk kanë shënuar ID e tyre tek fleta e pyetjeve duhet të kontaktojnë pedagogët e lëndës.

Për të kontrolluar rezultatin shkruani kodin si më poshtë:

FDUT20201023DA të ndjekur nga ID e fletës tuaj si p.sh.  000

ID e plotë për shembullin e mësipërm është FDUT20201023DA000

Shkruani në fushën përkatëse më poshtë, ID-në tuaj të plotë she shtypni butonin “Enter” në tastierën tuaj. Nëse nuk ju shfaqet rezultati kontrolloni kodin nëse e keni të saktë dhe shtypni “Enter” përsëri.

Nuk u gjetën rezultate !

Rezultatet Paraprake - CleanScore

ID :
Roll No :
Student Name :
Fathers Name :
Passing Year :
CGPA :
Subject :
D.O.B :
Gender :
Lënda :
Mothers Name :
Extra Fields 1 :
Pikët :

Projekti “CleanScore” u Prezantua për Stafin Akademik të UNIKO

Në datën 25 shtator 2020, në mjediset e amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një takim me qëllim prezantimin e projektit “CleanScore” për stafin akademik të departamentit të gjuhëve të huaja. Pjesëmarrës në takim ishin pedagogët dhe përgjegjësja e departamentit, dr. Daniela Stoica, si dhe koordinatorja e projektit, znj. Holta Bimbli, e cila u shpreh se takimet prezantuese me projektin do të vijojnë në të gjithë fakultetet e Universitetit. Bashkëpunimi midis Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe UNIKO filloi në janar të vitit 2020 në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi, ku “CleanScore” do të zhvillojë korrigjimin e automatizuar të provimeve. Ky projekt ka për qëllim të mbështesë përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në Shqipëri. Krahas korrigjimit të automatizuar të provimeve, “CleanScore” do të mundësojë edhe tekste akademike ndërkombëtare në fushën e ekonomisë dhe të edukimit të përkthyera dhe të botuara në shqip.

Matematikë e përgjithshme – 17 Dhjetor 2019 – Dr. Glediana Foto

Këtu mund të kontrolloni rezultatin paraprak të provimit duke përdorur ID e fletës së përgjigjeve që kishit gjatë zhvillimit të provimit.

Studentët që nuk kanë shënuar ID e tyre tek fleta e pyetjeve duhet të kontaktojnë pedagogët e lëndës.

Për të kontrolluar rezultatin shkruani kodin si më poshtë:

FEUT20191217MP të ndjekur nga ID e fletës tuaj si p.sh.  000

ID e plotë për shembullin e mësipërm është FEUT20191217MP000

Shkruani në fushën përkatëse më poshtë, ID-në tuaj të plotë she shtypni butonin “Enter” në tastierën tuaj. Nëse nuk ju shfaqet rezultati kontrolloni kodin nëse e keni të saktë dhe shtypni “Enter” përsëri.

Nuk u gjetën rezultate !

Rezultatet Paraprake - CleanScore

ID :
Roll No :
Student Name :
Fathers Name :
Passing Year :
CGPA :
Subject :
D.O.B :
Gender :
Lënda :
Mothers Name :
Extra Fields 1 :
Pikët :