Abonim në librarinë digjitale JSTOR për 4 universitete publike

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe CleanScore ka finalizuar dhe do të financojë marrëveshjen e abonimit në JSTOR për Universitetin e Tiranës, Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” dhe Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”.

JSTOR u krijua në 1994 nga William G. Bowen për t’i ardhur në ndihmë bibliotekave dhe botuesve akademikë të kthenin punimet e tyre nga letra në format digjital dhe për t’i ruajtur ato për brezat e ardhshëm.

Nëpërmjet kësaj platforme kërkimore gjigande, stafi akademik dhe studentët do të kenë mundësinë e hulumtimit në shumë fusha studimore. Ky abonim iu jep atyre qasje në miliona artikuj, revista shkencore, libra referimi, pamflete në shumë disiplina si: art, shkencë, shkenca humane, biznes dhe teknologji, zhvillim të qëndrueshëm, trashëgimi kulturore, ekologji dhe botanikë, etj.

JSTOR, një platformë e thjeshtë në përdorim do të  ndihmojë në kërkimet shkencore, në përmirësimin e kurrikulave mësimore si dhe mundësinë e pjesëmarrjes në konferenca e konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për të pasur qasje në JSTOR nga universiteti juaj: https://www.jstor.org/