Prezantimi i programeve të AADF – së në Universitetin“Eqrem Çabej”, Gjirokastër

Në datën 17 nëntor, në ambientet e sallës “Mediateka” të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër (UNIGJ) u zhvillua sesioni informues rreth programeve të edukimit që AADF – ja ofron në Shqipëri.


AADF – ja prezantoi mundësitë për ndjekjen e praktikave profesionale dhe studimeve “Master” në SHBA, angazhimin e profesionistëve shqiptarë me punë në institucione shtetërore, Programin e Bursave për Akademikët nga Diaspora, si dhe edicionin e katërt të Konkursit të Punimeve Kërkimore.

Programet e AADF – së në fushën e edukimit:

MIP

MIPi u mundëson profesionistëve të rinj shqiptarë që t’i rrisin kapacitetet akademike dhe profesionale nëpërmjet praktikave të punës dhe programeve të studimeve “Master” në SHBA.

Më shumë rreth projektit mund të lexoni këtu.

LEAD

Ofron mundësi për ndjekjen e një përvoje të drejtpërdrejtë në procesin e qeverisjes në Shqipëri.
Më shumë rreth projektit mund të lexoni këtu.

READ

Programi i Bursave për Akademikët nga Diaspora ofron mundësi bashkëpunimi mes diasporës shkencore shqiptare dhe institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri.

Më shumë rreth projektit mund të lexoni këtu.

CleanScore

Zhvillojmë arsimin nëpërmjet nxitjes së kërkimit shkencor!

CleanScore, për të nxitur kërkimin shkencor cilësor, si dhe përdorimin e librarisë digjitale “JSTOR”, ka ndërmarrë iniciativën për të zhvilluar Konkursin e Punimeve Kërkimore 4. 

Pjesëmarrja në këtë konkurs është e hapur për të gjithë studentët që vijojnë të ndjekin studimet në të gjitha universitetet në Shqipëri dhe në universitetet e rajonit. 

Më shumë rreth CleanScore mund të lexoni këtu.