Konkursi

CleanScore

KONKURSI PUNIMEVE KËRKIMORE – 2

Gjithmonë do të ekzistojë diçka e re dhe interesante për t’u zbuluar!

CleanScore për të nxitur kërkimin shkencor cilësor, si dhe përdorimin e librarisë digjitale JSTOR, ka ndërmarrë iniciativën për të zhvilluar “Konkursin Kombëtar të Punimeve Kërkimore – 2″. Pjesëmarrja në këtë konkurs është e hapur për të gjithë studentët që ndjekin aktualisht studimet në të gjitha universitetet në Shqipëri. Punimet që do të pranohen në konkurs nuk kanë kufizim për fushën e studimit.

www.jstor.org

Partner për materialet shkencore bibliografike

www.akademia.al

Partner për kontrollin antiplagjiaturë të punimeve


UNIVERSITETET PARTNERE

UT UBT UAMD UNIKO UNISHK UOGJ UMT UMT UMSH KUL

Kriteret e pranimit të punimeve:

  • Punimi duhet t’i përmbahet rregullave të shkrimit akademik
  • Punimi nuk duhet të përmbajë plagjiaturë, ndaj për këtë punimet do të kontrollohen nga komisioni i vlerësimit nëpërmjet platformës Akademia.al
  • Punimi kërkimor duhet të jetë argumentues
  • Punimi duhet të përmbajë 2.500 – 3.000 fjalë
  • Të paktën 50% e referencave në punim duhet të jenë nga JSTOR
  • Punimi duhet të jetë në gjuhën shqipe

Në përfundim të konkursit do të shpallen fituesit:

Data të rëndësishme

09 Gusht – 15 NëntorAfati i dorëzimit të punimeve
16 Nëntor – 10 DhjetorSeleksionimi dhe vlerësimi i punimeve
15 DhjetorShpallja e fituesve

Kriteret Teknike & Formati i Punimit 

  • Kërkesa teknike për formatin

Faqosja (Layout): Formati i faqes: A4

Shkrimi (Font): Times New Roman

Hapësira e tekstit (Spacing): Double spaced

Madhësia e shkrimit (Font size): 12 pt

Hapësira e faqes (Margins): 2.5 cm në të katër drejtimet e faqes

  • Kapaku (faqja e parë) duhet të përmbajë elementët e mëposhtëm:

Të dhënat e universitetit (Logo, Universiteti, Fakulteti, Departamenti)

Të dhënat e studentit (Emër, Mbiemër, Viti i studimit, Drejtimi i studimeve)

Fusha e punimit & Tema e punimit 

  • Zhvillimi & Përmbajtja

Punimi duhet të jetë i ndarë në (Hyrje, Zhvillim, Përfundime dhe Rekomandime);

Çdo paragraf duhet të ketë të paktën një referencë. Çdo faqe duhet të ketë jo më pak se 3 referenca dhe mënyra e referimit duhet të jetë e njëjtë për të gjithë punimin.

  • Bibliografia

Bibliografia duhet të jetë në një faqe më vete në fund të punimit dhe nuk është pjesë e numrit total të fjalëve. Formati i bibliografisë duhet të jetë i njëjtë me mënyrën e formatin e referimit gjatë punimit.

Për të marrë një informacion më të detajuar për format e sakta të referimit klikoni më poshtë.

Dorëzimi i Punimit:

Punimet do të dërgohen në adresën e mëposhtme të email-it. Në konkurs do të pranohen vetëm ato punime të dorëzuara gjatë afatit të shpallur dhe nga studentë aktiv të universiteteve partnere të CleanScore.

JSTOR@CleanScore.al

Të gjithë punimet që do të kalojnë në fazën e dytë të vlerësimit nga komisioni do të marrin një Certifikatë pjesmarrje. Kjo përfshin çdo punim që plotëson kriteret teknike të shpallura dhe që kalon filtrin antiplagjiaturë.

Për t’u ardhur në ndihmë studentëve të interesuar për pjesëmarrje, gjatë muajve Shtator – Tetor do të organizohen takime online të hapura me pjesëmarrjen e pedagogëve me eksperiencë në fushën e kërkimit dhe botimit. Gjithashtu, do të zhvillohen evente të hapura online për prezantimin e studentëve me platformën JSTOR.