“CleanScore” firmos marrëveshjen për zbatimin e projektit në Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër

Në kuadër të zgjerimit të projektit CleanScore, më datë 12 Shkurt 2020 u firmos marrëveshja e bashkëpunimit midis Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Universitetit Eqrem Çabej Gjirokastër për zbatimin e projektit CleanScore. Implementimi i projektit konsiston në përfshirjen e teknologjisë në vlerësimin e performancës së studentëve si një mjet të vlefshëm për rritjen e transparence, saktësisë dhe për të siguruar cilësinë e vlerësimit të studentëve me një eficensë më të lartë. Në harkun kohor të tre viteve (dy vite pilotim dhe viti i parë i zgjerimit të projektit), projekti CleanScore ka arritu të realizojë 220 lëndë të ndryshme, me një numër total testesh të korrigjuar mbi 71,000 si dhe përfshirjen e mbi 120 pedagogëve. Aktualisht nëpërmjet teknologjisë CleanScore janë korrigjuar 92772. nga të cilët 3728 janë online.

Gjithashtu implementimi i projektit CleanScore konsiston në përkthimin e teksteve akademike në fushën e ekonomisë dhe të edukimit për t’i bërë pjesë të kurrikulave mësimore. Aktualisht janë përkthyer pesë tekste akademike ndërkombëtare në fushën e ekonomisë: Sipërmarrja, Biznesi Ndërkombëtar, Kontabilitet Financiar, Financat personale dhe Bazat e Menaxhimit. Në vijimësi të projektit pritet të përkthehen edhe dhjetë tekste akademike në fushën e ekonomisë dhe edukimit. Në kuadër të këtij komponenti CleanScore do të lançojë platformën digjitale të librave duke i mundësuar studentëve dhe pedagogëve libra në formatin elektronik me një kosto më të ulët.

Për t’ju përshtatur situatës aktuale të pandemisë CleanScore ofron asistencë për çdo pedagog në platformën Teams dhe Moodle, për mësimdhënie, detyra dhe provime.

Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën bindjen se së bashku mund të arrijnë më shumë rezultate të suksesshme. Gjithashtu në kuadër të zgjerimit të projektit, gjatë vitit 2020 janë finalizuar marrëveshjet e bashkëpunimit me: Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, Universiteti e Mjekësisë (Tiranë) dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.