Në kuadër të zgjerimit të projektit CleanScore, më datë 07 Shkurt 2020, në ambientet e rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, u nënshkrua Marrëveshja për zbatimin e Projektit “CleanScore” për vitet 2020 – 2024 nga rektori Prof. Dr. Adem Bekteshi. Ky projekt financohet dhe zbatohet nga Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim mbështetur në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe Marrëveshjet me universitetet partnere. CleanScore ka për qëllim të zbatojë në universitete korrigjimin e automatizuar të provimeve, duke rritur ndjeshëm transparencën në vlerësimin e studentëve.
Gjatë fazës së pilotimit 2016 – 2018 dhe në vitin e parë të zgjerimit (2019) projekti ka korrigjuar mbi 55.000 teste në 220 testime të mbi 125 pedagogëve të ndryshëm. Një tjetër zhvillim është dhe përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies nëpërmjet mundësimit të disa botimeve prestigjioze ndërkombëtare që do të përkthehen në shqip. Aktualisht nëpërmjet teknologjisë CleanScore janë korrigjuar 92772. nga të cilët 3728 janë online.
Projekti gjithashtu do të mbështesë edhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies duke zëvendësuar tekstet akademike me versione ndërkombëtare të përkthyera dhe botuara në shqip. Tashmë janë botuar 4 tekste ndërkombëtare në fushën e ekonomisë: “Sipërmarrja”, “Financat Personale”, “Biznesi Ndërkombëtar” dhe “Kontabiliteti Financiar”. Si pjesë e projektit do të vijojë përkthimi i 10 teksteve të tjera akademike të fushës së ekonomisë dhe mësuesisë. Tekstet e publikuara janë aktualisht në dispozicion të studentëve duke garantuar një literaturë cilësore dhe bashkëkohore.
Për t’ju përshtatur situatës aktuale të pandemisë CleanScore ofron asistencë për çdo pedagog në platformën Teams dhe Moodle, për mësimdhënie, detyra dhe provime.
Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën bindjen se së bashku mund të arrijnë më shumë rezultate të suksesshme. Gjithashtu në kuadër të zgjerimit të projektit, gjatë vitit 2020 janë finalizuar marrëveshjet e bashkëpunimit me: Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, Universiteti e Mjekësisë (Tiranë) dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
Për detaje të tjera në lidhje me projektin, na vizitoni në zyrën e CleanScore pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore (kati IV), Universiteti i Shkodrës ose na kontaktoni në info@cleanscore.al – i.dibra@aadf.org