Në datën 29 Dhjetor u nënshkrua në mjediset e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” marrëveshja e bashkëpunimit midis AADF-së dhe universitetit për implementimin e projektit CleanScore. Co-Ceo i AADF-së, z. Martin Mata dhe rektori i Universitetit të Elbasanit, z. Skënder Topi theksuan rëndësinë që ka ky projekt për rritjen e cilësisë dhe transparencës në arsimin e lartë. Impakti që ky projekt do të ketë në korrigjimin e automatizuar të provimeve do të vendosë një standard të ri vlerësimi për 10 mijë studentët që ndjekin studimet pranë këtij universiteti. Gjithashtu CleanScore do të pasurojë kurrikulat e edukimit dhe të ekonomisë me tekstet akademike të përdorura në universitete më të mira të përkthyera në shqip si dhe do mundësojë një librari digjitale të librave.
Gjatë fazës pilotimit 2016-2018 dhe në dy vitet e zgjerimit (2020) me anë të CleanScore janë korrigjuar mbi 92,000 teste në 421 provime të mbi 226 lektorë të ndryshëm. Për shkak të COVID-19, CleanScore ka ndihmuar universitetet në provimet online duke siguruar dhe mbështetur ata në platformat e ndryshme që ata kanë përdorur. Katër libra ndërkombëtarë në ekonomi janë botuar: Sipërmarrja, Financa Personale, Biznes Ndërkombëtar dhe Kontabiliteti Financiar. Si pjesë e projektit, ai do të vazhdojë botimin e 10 librave të tjerë akademikë në fushën e ekonomisë dhe mësimdhënies. Tekstet e botuara janë aktualisht në dispozicion të studentëve duke garantuar një literaturë cilësore dhe bashkëkohore.
CleanScore synon një mbulim të gjithë arsimit të lartë në Shqipëri deri në vitin 2024 duke ngritur kështu një sistem dhe një proces pune i cili të përdoret në vazhdim nga universitetet e vendit.