Autor: sokol.ymeri
Provimet, Universiteti i Tiranës - Fakulteti i Drejtësisë sokol.ymeri
Këtu mund të kontrolloni rezultatin paraprak të provimit duke përdorur ID e fletës së përgjigjeve që kishit gjatë zhvillimit të provimit.
Për të kontrolluar rezultatin shkruani kodin si më poshtë:
UTFD20170629DRKU të ndjekur nga ID e fletës tuaj si p.sh. 999
ID e plotë për shembullin e mësipërm është UTFD20170629DRKU999
Shkruani në fushën përkatëse më poshtë, ID-në tuaj të plotë she shtypni butonin “Enter” në tastierën tuaj. Nëse nuk ju shfaqet rezultati kontrolloni kodin nëse e keni të saktë dhe shtypni “Enter” përsëri.
Provimet, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Ekonomisë sokol.ymeri
Këtu mund të kontrolloni rezultatin paraprak të provimit duke përdorur ID e fletës së përgjigjeve qëkishit gjatë zhvillimit të provimit.
Për të kontrolluar rezultatin shkruani kodin si më poshtë:
UTFE20170616KEGJ të ndjekur nga ID e fletës tuaj si p.sh. 999
ID e plotë për shembullin e mësipërm është UTFE20170616KEGJ999
Shkruani në fushën përkatëse më poshtë, ID-në tuaj të plotë she shtypni butonin “Enter” në tastierën tuaj. Nëse nuk ju shfaqet rezultati kontrolloni kodin nëse e keni të saktë dhe shtypni “Enter” përsëri.
Provimet, Universiteti i Tiranës - Fakulteti i Drejtësisë sokol.ymeri
Këtu mund të kontrolloni rezultatin paraprak të provimit duke përdorur ID e fletës së përgjigjeve qëkishit gjatë zhvillimit të provimit.
Për të kontrolluar rezultatin shkruani kodin si më poshtë:
UTFD20170615DRFA të ndjekur nga ID e fletës tuaj si p.sh. 999
ID e plotë për shembullin e mësipërm është UTFD20170615DRFA999
Shkruani në fushën përkatëse më poshtë, ID-në tuaj të plotë she shtypni butonin “Enter” në tastierën tuaj. Nëse nuk ju shfaqet rezultati kontrolloni kodin nëse e keni të saktë dhe shtypni “Enter” përsëri.
Lajmet e fundit sokol.ymeri
Më datë 19 Prill, në ambjentet e Kolegjit Universitar Luarasi, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) i përfaqësuar nga Bashkë-Drejtoret Ekzekutive Z. Aleksandër Sarapuli dhe Z. Martin Mata dhe Kolegji Universitar Luarasi i përfaqësuar nga Rektori i Universitetit Z. Arben Malaj, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për zbatimin e Projektit CleanScore.
Ky projekt ka për qëllim të prezantojë mundësi për korrigjimin e automatizuar të provimeve, që ndihmon në rritjen e transparencës në vlerësimin e studentëve; si dhe në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies duke zëvendësuar librat aktual me versione ndërkombëtare.
Projekti i financuar nga AADF me vlerë $400,000 u pilotua në një universitet publik dhe një privat, por duke u zgjeruar dhe më tej në universitete të tjera të interesuara për të aplikuar sistemin CleanScore. Aktualisht CleanScore është implementuar në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës dhe në Universitetin Europian të Tiranës, ku janë testuar nëpërmjet CleanScore mbi 3500 studentë në 20 lëndë të ndryshme. AADF ka filluar dhe përkthimin në shqip të tre librave ndërkombëtarë të fushës së ekonomisë të cilat do të jenë në të ardhmen në dispozicion të studenteve duke garantuar tekste cilësore dhe bashkëkohore. Ndërsa në Qershor do të fillojë implementimi i këtij projekti në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
Lajmet e fundit sokol.ymeri
Fillon aplikimi i Projektit “CleanScore” në Universitetin Europian të Tiranës (UET) me dy provimet e para “Tregjet e Kapitaleve & Institucionet Financiare” dhe “Metoda Kërkimi të Avancuara” duke mundësuar vlerësimin e studentëve nëpërmjet një procesi të automatizuar. Kjo teknologji rrit saktësinë dhe transparencën në vlerësimin e studentëve si dhe ul ndjeshëm kohën e nevojshme për korrigjimin e provimeve. Në këto dy provime morën pjesë 330 studentë të UET.
Lajmet e fundit sokol.ymeri
Në datat 9, 12 dhe 13 Dhjetor, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, u zhvillua provimi i mes-sezonit në lëndën “Parimet bazë të kontabilitetit”, për 330 studentë të vitit të dytë Bachelor, duke përdorur teknologjinë e korrigjimit të automatizuar të provimeve “CleanScore”. Ky projekt financohet nga AADF dhe nga fillimi i tij janë zhvilluar 7 provime ne lëndë të ndryshme duke përdorur teknologjinë e “CleanScore”, ku kanë marrë pjesë mbi 500 studentë. Nëpërmjet kësaj metodologjie dhe teknologjie, zvogëlohet koha e korrigjimit të një provimi nga disa ditë në 30 minuta dhe mbi të gjitha shmang gabimet njerëzore gjatë korrigjimit. Ky proces i automatizuar përmirëson në mënyrë drastike transparencën dhe saktësinë e korrigjimit te provimeve.
Lajmet e fundit sokol.ymeri
Të enjten më 29 shtator, Bordi i Drejtorëve të AADF-së zhvilloi një Tryezë të Rrumbullakët për diskutim me Ministren e Arsimit dhe Sportit, zëvendës-Rektorin e Universitetit të Tiranës, Dekani dhe zëvendës-dekanët e Fakultetit Ekonomik. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen e vazhdueshme të AADF-së dhe në veçanti për projektin e fundit të AADF-së me Universitetin e Tiranës “CleanScore”. Palët diskutuan mbi sfidat me të cilat përballet arsimi në Shqipëri, duke u fokusuar në arsimin e lartë ku tani po zbatohet ligji i ri i cili do të ofrojë mundësi të reja për bashkëpunim dhe rritjen e cilësisë Së arsimit të lartë.
Përfaqësuesit e Universitetit vunë në dukje nevojën për zhvillimin profesional të stafit për aftësitë pedagogjike dhe metodologjitë e reja të mësimdhënies, nevoja e universiteteve shqiptare për të rritur komponentin e kërkimit në numër dhe cilësi. U theksua gjithashtu se personeli i universitetit dhe studentët duhet të kenë qasje në bibliotekat ndërkombëtare digjitale dhe botimet shkencore, pasi kjo do të ndihmonte në masë të madhe për hulumtim dhe mësimdhënie.
Përfaqësuesit e fakultetit shprehën shumë kënaqësinë për fillimin e projektit “CleanScore” dhe ndihmën që kjo qasje dhe teknologji po u jep, jo vetëm duke reduktuar kohën e korrigjimit të provimeve, por edhe duke siguruar raporte shumë të dobishme.
Lajmet e fundit sokol.ymeri
Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Rektorati i Universitetit të Tiranës si dhe Universiteti Europian i Tiranës, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi duke shënuar kështu fillimin e projektit CleanScore. CleanScore ka për qëllim të prezantojë mundësi për korrigjimin e automatizuar të provimeve, që ndihmon në rritjen e transparencës në vlerësimin e studentëve; si dhe në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies duke zëvendësuar librat aktual me versione ndërkombëtare. Projekti i financuar nga AADF me vlerë $400,000, do të zgjasë 2.5 vjet dhe do të pilotohet në një universitet publik dhe një privat. Gjatë implementimit të projektit, do të mundësohet përkthimi dhe përshtatja për kontekstin shqiptar i 10 librave të standardeve ndërkombëtare; testimi nëpërmjet bankave të pyetjeve elektronike për 15 lëndë në dy universitetet, publike dhe private, si dhe përdorimi i teknologjisë CleanScore për vlerësimin e provimit të studentëve dhe të paktën 2,000 studentë do të marrin pjesë në korrigjimin e automatizuar të provimit.