Në datën 12 Tetor 2021 u zhvillua një takim në ambientet e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ku u diskutua me pedagogë dhe studentë mbi disa nga projektet e Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim – AADF në fushën e edukimit.
Ndër të tjera në takim u diskutua për arritjet e deritanishme të projektit CleanScore në universitet, u prezantua thirrja e hapur e aplikimeve të programit MIP Internship si dhe gjithashtu u shpjegua se si ofrohet aksesi në librarinë digjitale JSTOR në Universitetin e Elbasanit.