Takim në universitetin e Korçës “Fan S. Noli”

Në datën 13 tetor 2021 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” Korçë u organizua një takim nga Fondacioni Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të projektit CleanScore dhe programit MIP (Master’s and Internship Program).

Pjesë e takimit ishin përfaqësues të stafit akademik dhe ndihmës akademik. Në takim, u diskutua rreth arritjeve të deritanishme të projektit CleanScore në UNIKO si dhe u realizua prezantimi i thirrjes së hapur të MIP për Internship 6- mujor në SHBA. Pjesëmarrësit treguan interes duke bërë pyetje në lidhje me projektet në fjalë, si dhe për të tjera mundësi që ofron AADF në fushën e edukimit.