Në kuadër të komponentit të përkthimit të teksteve akademike ndërkombëtare, ekipi i projektit CleanScore zhvilloi në datë 8 nëntor, aktivitetin – Tryezë e rrumbullakët mbi librin “Biznesi ndërkombëtar”. Në aktivitet morën pjesë pedagogë të lëndës “Biznesi ndërkombëtar” nga universitete të ndryshme në Shqipëri si: Universiteti i Tiranës, Universiteti i Durrësit Aleksandër Moisiu, Kolegji Universitar Luarasi dhe Tirana Business University. Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për tekstin e përkthyer, si dhe nevojën e përkthimit të teksteve ndërkombëtare në fusha të ndryshme. Pjesëmarrësit u prezantuan risitë që ky tekst sjell në boten akademike, impakti i këtij teksti tek studentët, përdorimi i librit si tekst bazë në të gjitha universitetet shqipfolëse në Shqipëri dhe rajon. Gjatë takimit u bisedua dhe për mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme me studentë dhe pedagogë në kuadër të librit “Biznesi ndërkombëtar”. Pedagogët shprehën përshtypjet e tyre pozitive për tekstin duke u dakordësuar ta përdorin si tekst bazë të lëndës në Universitetet përkatëse. Pedagogët e vlerësuan këtë tekst si të vlefshëm për përdorim në nivel Bachelor, por edhe Master.