Projekti CleanScore i financuar nga AADF prezantoi 3 libra të rinj akademik të përkthyer rishtas dhe që janë gati të përdoren në sallat e leksioneve në të gjithë universitetet në Shqipëri. Këto janë libra akademikë të cilësisë së lartë të cilët janë botuar fillimisht në anglisht dhe gjuhë të tjera nga botues prestigjioz si Pearson dhe McGraw-Hill. Të pranishëm ishin Kryetari i Bordit Michael Granoff, Zv. Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë Redi Shtino, Bordi i AADF, Bashkë-Drejtorët Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, si dhe bashkëpunëtorë të Fondacionit. Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe profesorët dhe studentët që kanë përdorur librin “Sipërmarrja” të përkthyer nga AADF në vitin e kaluar akademik. Të dy palët shprehën vlerësimin e tyre për librin dhe përshëndetën mundësinë e përdorimit të librave të botuar rishtazi, si “Kontabiliteti financiar”, “Biznesi ndërkombëtar” dhe “Financat personale” në degët e tyre të studimit.