Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës

Në kuadër të Projektit CleanScore, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), përfaqësuar nga Bashkë-Drejtorët Ekzekutive Z. Aleksandër Sarapuli dhe Z. Martin Mata dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, përfaqësuar nga Rektori i Universitetit Prof. Dr. Kseanela Sotirofski. Ky Memorandum ka si qëllim të implementojë korrigjimin e automatizuar të provimeve, duke ndihmuar në rritjen e transparencës dhe cilësisë në vlerësimin e studentëve, po ashtu dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies duke zëvendësuar tekstet aktuale me versione ndërkombëtare. Projekti financohet tërësisht nga AADF me një vlerë $400,000 dhe po pilotohet në universitete publike dhe private, ku janë testuar nëpërmjet CleanScore mbi 20,000 studentë në 50 lëndë të ndryshme. AADF po punon për përkthimin në shqip të katër librave ndërkombëtarë të fushës së ekonomisë të cilat do të jenë në të ardhmen në dispozicion të studenteve duke garantuar tekste cilësore dhe bashkëkohore.