AADF në bashkëpunim me MASR, UT dhe UET vijon implementimin e projektit CleanScore për korrigjimin e automatizuar të provimeve dhe zëvendësimin e teksteve universitare me tekste ndërkombëtare. Vetëm gjatë sezonit të provimeve Shkurt – Mars 2018 nëpërmjet CleanScore u korrigjuan 7,200 teste duke i dhënë mundësinë studentëve të marrin rezultatet e tyre në një kohë shumë të shpejtë. Korrigjimi i automatizuar garanton një vlerësim transparent dhe të njëtrajtshëm për të gjithë studentët duke shmangur gabimet e mundshme njerëzore. Që nga fillimi i projektit në Qershor 2016 kanë kaluar nëpërmjet CleanScore mbi 20,000 teste që gjithashtu përfaqësojnë një sasi pune mjaft të madhe që më parë u duhej pedagogëve për korrigjimin e tyre. Në të njëjtën kohë ka vijuar dhe puna me përkthimin e librave, ku është në përfundim libri “Sipërmarrja”, janë në proces librat “Financat Personale”, “Kontabiliteti Financiar” si dhe “Biznesi Ndërkombëtar” të cilat janë botime të prestigjiozeve Pearson dhe McGraw-Hill. Nëpërmjet projektit CleanScore për disa libra ndërkombëtarë të botuar tashmë në shqip është mundësuar që pedagogët përkatës të kenë në dispozicion materialet didaktike ndihmëse si dhe bankën e pyetjeve për tekstin përkatës duke mbështetur kështu rritjen e cilësisë së testimeve.