Në kuadër të implementimit të Projektit “CleanScore” në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës, në datën 5 Korrik 2019 është zhvilluar një takim me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Dr. Edmond Rapti. Në datën 8 Korrik 2019, u zhvillua një takim me Zv. Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Dr. Blendi Çeka Gjatë këtij takimi u shpjegua në mënyrë të hollësishme projekti dhe mundësimi i implementimit në këtë fakultet. z. Çeka shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar duke hapur rrugën e bashkëpunimit të mëtejshëm të stafit pedagogjik të këtij fakulteti me “CleanScore”.
Në vazhdim të takimeve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në datën 11 Korrik 2019 u zhvillua një prezantim i projektit me znj. Blerina Hamzallari, z. Zyhdi Dervishi dhe z. Lorenc Ligori, pjesë e departamentit të Sociologjisë. Gjatë këtij takimi u shpjeguan në mënyrë të hollësishme detajet teknike të procesit të korrigjimit si dhe avantazhet që sjell përdorimi i teknologjisë Cleanscore. Si rezultat i këtij takimi, për herë të parë në Fakultetin e Shkencave Sociale u zhvillua provimi “Organizimi dhe Funksionimi i Institucioneve” me anë të teknologjisë Cleanscore me Prof. Eralda Methasani. Rezultatet e provimeve u dërguan në kohë rekord së bashku me raportet statistikorë që tregojnë performancën e studentëve.
Implementimi i Cleanscore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë do të vazhdoje më tej duke mundësuar korrigjimin e provimeve për vitin akademik 2019-2020. Në agjendën e takimeve me stafin pedagogjik të fakulteteve janë caktuar për vitin e ri akademik takime me departamentet e tjera duke mundësuar një shtrirje të plotë dhe mundësi përdorimi për të gjithë pedagogët. Objektivi kryesor i CleanScore është realizimi i një procesi transparent dhe cilësor që të kthehet në një standard vlerësimi në Arsimin e Lartë në Shqipëri.