Ekipi menaxhues i projektit CleanScore bashkë me profesorin Ilia Kristo, gjatë muajit Nëntor vizituan disa universitete shqipfolëse në Maqedonine e Veriut, për të promovuar 4 librat akademikë ndërkombëtare te përkthyer: Kontabiliteti Financiar, Biznesi Ndërkombëtar, Financat Personale dhe Sipërmarrja. Ekipi zhvilloi takime me drejtues të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, Universitetit Shtetëror të Tetovës, Universitetit të Evropës Juglindore (Tetove), Universitetit FON (Shkup) dhe Universitetit për Biznes dhe Teknologji (Prishtine). Gjatë këtyre takimeve përfaqësuesit e universiteteve u prezantuan me veprimtarinë e AADF-së si dhe të projektit CleanScore, duke u përqendruar në komponentin e librave. Secilit universitet ju dhurua një kopje e librit “Biznesi Ndërkombëtar”, që ishte dhe fokusi i këtyre takimeve. Ata u njohën me të gjithë procesin rigoroz për përkthimin, redaktimin dhe botimin e librit. Në të gjitha takimet e zhvilluara, u shfaq si problem i përbashkët mungesa apo cilësia jo e duhur e teksteve akademike nëpër universitete. Bisedimet treguan qartazi që situata e librit akademik në universitetet e Maqedonisë ishte mjaft e ngjashme me atë në Shqipëri. Të gjitha universitetet shprehën konsiderata për librat e përkthyer dhe ranë dakord që ta propozojnë për miratim përdorimin e tyre në instancat përkatëse të institucioneve në mënyrë që të përdoret si teksti bazë i lëndëve përkatëse, në varësi të programit të secilit univers