Në datën 16 nëntor, në ambientet e Korpusit Qendror të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbansan (UNIEL) u zhvillua sesioni informues rreth programeve të edukimit që AADF – ja ofron në Shqipëri.
AADF – ja prezantoi mundësitë për ndjekjen e praktikave profesionale dhe studimeve “Master” në SHBA, angazhimin e profesionistëve shqiptarë me punë në institucione shtetërore, Programin e Bursave për Akademikët nga Diaspora, si dhe edicionin e katërt të Konkursit të Punimeve Kërkimore.