Prezantim i Programeve të AADF në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT)

Në datën 8 nëntor, në ambientet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u zhvillua sesioni informues rreth programeve të edukimit që ADFF – ja ofron në Shqipëri.

AADF – ja prezantoi mundësitë për ndjekjen e praktikave profesionale dhe studimeve “Master” në SHBA, angazhimin e profesionistëve shqiptarë me punë në institucione shtetërore, Programin e Bursave për Akademikët nga Diaspora, si dhe edicionin e katërt të Konkursit të Punëve Kërkimore.

Prezantim i Programeve të AADF në Universitetin “Fan Noli”, Korçë

Në datën 4 nëntor, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin “Fan Noli”, Korçë, u zhvillua sesioni informues rreth programeve të edukimit që ADFF – ja ofron në Shqipëri.