AADF prezanton librin “Sipërmarrja”, i pari i një serie librash në fushën e ekonomisë që do të botohen në kuadër të projektit CleanScore. Libri “Sipërmarrja” është një përkthim i versionit ndërkombëtar të botuar nga Pearson me autor Peggy A. Lambing dhe Charles R. Kuehl, dy pedagogë të universitetit të Mizuri-t. Ky tekst shumë praktik fillimisht prezanton konceptet e sipërmarrjes e më pas udhëzon hap pas hapi në krijimin e një plani biznesi. Libri na njeh me llojet e ndryshme të bizneseve si dhe luhatjet e vetëpunësimit. Studentet do të kuptojne se stili i jetës sipërmarrëse mund të jetë një mënyrë jetese për ato vete dhe familjen gjithashtu. AADF po punon për përkthimin dhe botimin e librave të tjerë si “Financat Personale”, “Kontabiliteti Financiar” dhe “Biznesi Ndërkombëtar” të cilat janë botime të shtëpive botuese prestigjioze si Pearson dhe McGraw-Hill.