Fakulteti i Drejtësisë i bashkohet CleanScore

CleanScore në Fakultetin e Drejtësisë

Në muajin Qershor, AADF filloi implementimin e projektit CleanScore në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Gjatë këtij sezoni provimesh në Fakultetin e Drejtësisë janë korrigjuar nëpërmjet CleanScore 5 provime të ndryshme ku janë testuar mbi 1,500 studentë.

Që nga fillimi i projektit CleanScore ka korrigjuar rezultatet dhe analizuar testimet e mbi 11,400 studentëve, nga të cilët 4,600 e më shumë vetëm gjatë këtij sezoni veror të provimeve.

Ky sezon provimesh ka dhe një risi për CleanScore pasi ka filluar dorëzimin on-line të rezultateve të testimeve në faqen e internetit  http://CleanScore.tk ku për të respektuar kërkesat e privatësisë rezultatet publikohen me ID e Studentit, kështu që çdo student mund të kontrollojë rezultatin e provimit nëpërmjet ID së provimit nga çdo kompjuter/tabletë/telefon.