Më datë 3 Maj në Kolegjin Universitar Luarasi filloi zbatimi i projektit CleanScore, një investim i AADF-së, për hartimin dhe korrigjimin e automatizuar të provimeve sipas standardit CleanScore, duke vendosur një tjetër standard cilësie të procesit akademik dhe transparencës së vlerësimit të studentëve. Lënda “Institucionet Financiare dhe Tregjet e Kapitaleve” në Ciklin Master Shkencor Financë-Bankë bëhet lënda e parë në Luarasi që i bashkohet këtij projekti.
Tashme Kolegji Universitar Luarasi është pjese e një rrjeti universitetesh publike dhe private që zbatojnë standardin CleanScore për provimet e studentëve!