Më 25 Maj në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Menaxheri i Projektit CleanScore mbajti një prezantim dhe trajnim me profesorë, përfaqësues të gjithë fakulteteve të Universitetit. Ky trajnim kishte si qëllim të informonte profesorët mbi detajet dhe teknikalitetet e implementimit të projektit CleanScore me mbështetjen e AADF-së. Aktiviteti i organizua me mbështetjen dhe prezencën e Zëvëndës Rektorit, Prof. Asoc. Dr. Elton Noti. Ai shprehu entuziazmin dhe besimin për një implementim të suksesshëm të projektit me mbështetjen e AADF-së. Profesorët e pranishëm u shprehën pozitivisht mbi objektivat e projektit dhe jane të hapur për të filluar pilotimin në sesionin e ardhshëm të provimeve në qershor 2018.